George Weah është presidenti i ri i Liberisë. Një ngjarje epokale kjo për popullian Liberian që ia beson drejtimin e vendit, një ish futbollisti. Weah ish sulmuesi i Milanit dhe njëkohësisht, afrikani i vetëm që ka fituar Topin e Artë, përmbysi cdo parashikim pasi 51-vjeçari shikohej si një outsider në zgjedhje. Sondazhet nuk e jepnin si favorit por Weah i cili i ka hyrë fushës së politikës që në vitin 2005 realizoi me sukses misionin e tij.
Duke patur në anën e tij votën e të rinjëve liberianë, Weah u zgjodh si presidenti numër 25 i vendit afrikan. Nuk mund ta fshihte kënaqësinë për këtë arritje të tijën, me 51-vjeçarin që mori edhe komplimentet e para nga fusha e futbollit dhe ata që e uruan ishin dy nga ish shokët e tij te Milani, ish kapiteni legjendar Paolo Maldini por edhe francezi Marcel Desailly.