Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Weghorst më mirë se Ronaldo”, legjenda e United: Skuadra përfiton shumë nga holandezi

Wout Weghorst mbërriti si një opsion “last minute” për Manchester United në merkaton e janarit. “Djajtë e Kuq” kishin nevojë për një sulmues me prezencë në zonën kundërshtare dhe trajneri Erik ten Hag zgjodhi patriotin e tij. Por, kritikat për holandezin nuk kanë munguar duke qenë se 30-vjeçari deri më tani nuk e ka gjetur ende golin e parë në Premier League me fanellën e United.

Gjithsesi, ka edhe nga ata që i dalin në krah sulmuesit, madje duke theksuar se United përfiton më shumë në fushë me Weghorst se me Cristiano Ronaldon. Të paktën kështu shprehet Gary Neville, ish-lojtari i famshëm i anglezëve, i cili së fundmi paraqet statistikat që mbështesin tezën e tij.

“Weghorst ka luajtur thuajse në të gjitha ndeshjet prej kur është transferuar te United. Nëse i bëjmë një krahasim 19 ndeshjeve të tij me Manchesterin, me 19 ndeshjet që ka luajtur Cristiano Ronaldo, shoh se me holandezin në fushë skuadra përfiton më shumë. Weghorst është pjesë e 12 fitoreve, katër barazime dhe tre humbje dhe skuadra ka shënuar 37 gola.

Lexo edhe:

Në 19 ndeshje me Ronaldon, United fitoi tre ndeshje më pak, barazoi tre dhe humbi katër më shumë. Ai vetë shënoi 11 gola, por skuadra realizoi vetëm 23 dhe këtu ka shumë diferenca me atë që tregon ekipi kur Weghorst është në fushë. Kjo lidhet me atë që konsiderohet si “çudia” e futbollit sepse bëhet fjalë për një lojtar që nuk konsiderohet në lartësinë e United, por që i ka sjellë skuadrës më shumë përfitime.

Mendoj se statistikat ishin një nga arsyet pse Ten Hag uli në stol CR7. E di që Weghorst nuk krahasohet me Ronaldon pasi ai është një nga më të mirët në histori, por statistikat janë “kokëforte” dhe ndaj Weghorst është në fushë. Nëse të dy do të ishin pjesë e skuadrës, unë do të zgjidhja Ronaldon për të luajtur në Old Trafford dhe Weghorst për të luajtur jashtë fushe”, u shpreh Neville.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...