Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

“Wembley” i sjell ters, talenti i Chelsea-t ka humbur 6 finale në 3 vite

Chelsea's Mason Mount reacts at the end of the English FA Cup final soccer match between Chelsea and Liverpool, at Wembley stadium, in London, Saturday, May 14, 2022. (AP Photo/Kirsty Wigglesworth)

Chelsea u mposht me penallti nga Liverpooli në finalen e FA Cup, teksa pas barazimit pa gola për 120 minuta, 11-metërshin vendimtar e humbi fantazisti i londinezëve Mason Mount.

Dëshpërimi i talentit anglez ishte i pamasë në “Wembley”, një stadium mitik, por që për Mason Mount është shndërruar në një arenë tersi, pasi ka humbur plot 6 finale aty, gjatë tre viteve të fundit.

Gjithçka ka nisur në 2019-ën, kur Mount ishte pjesë e Derby County dhe humbi finalen e Play Off-it ndaj Aston Villës, dike mos ia dalë të rikthehet në Premier League.

Më pas në 2020-ën dhe 2021-shin, ka humbur dy finale të tjera FA Cup me Chelsean, konkretisht ndaj Arsenalit dhe Leicesterit. Po në 2021-shin, ka humbur edhe finalen e Europianit në Angli-Itali, ku ruleta e penalltive u buzëqeshi italianëve.

Edhe ky vit ka qenë i pamëshirshëm në “Wembley” për Mason Mount, pasi më 27 shkurt Chelsea humbi finalen e Carabao Cup ndaj Liverpoolit dhe mbrëmjen e djeshme u mposht po nga “the reds” në finalen e FA Cup.

Një statistikë vërtetë e çuditshme kjo, por e mjaftueshme që Chelsea të kërkojë zhvillimin e finaleve në një tjetër stadium, pasi kombinimi “Mount-Wembley” është vërtetë i pafat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...