Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Wenger: E ardhmja ime në stolin e një kombëtareje

Më shumë se sa njëherë emri i Arsene Wenger është asociuar me stolin e Kombëtares Angleze të Futbollit. I ulur në stolin e Arsenalit që në vitin 1996, përgjatë viteve të fundit kanë qënë të shumta herët kur francezi është menduar se do të dorëzonte drejtimin e klubit për të vijuar karrierën në një tjetër stad, por kjo nuk është parë të ndodhë, deri më tani.  Edhe pse aktiviteti i përditshëm në drejtimin e një klubi ka qënë një test i vërtetë siç Wenger e konsideron punën e  tij, duket se 68 vjeçari është i hapur që në të ardhmen e afërt të marrë dretimin e një skuadre përfaqësuese.”Aktualisht më pëlqën shumë aktiviteti i përditshëm që të dhuron impenjimi me një skuadër në kampionat, është një eksperiencë më e ngjeshur me aktive por duke qënë se fuqitë nuk do të më mbështesin gjithnjë jam duke mendur mundësinë për të kaluar në drejtimin superior atë të një përfaqësuseje. Impenjimi në Kupën e Botës do të ishte i bukur”, derklaron francezi. Në fakt vetëm një vit më parë ai refuzoi të ulej në stolin e Kombëtares Angleze, vend të cilin më pas e zuri  Gareth Southgate. Tashmë një proces i tillë duket se e tundon Wenger, i cili  deklaron se deri në fund të jetës së tij do të vijojë të merret me futboll. Tashmë e vetmja pyetje që shtrohet është se në cilin stol do ta shohim të ulur Wenger në Botërorin Katar 2022.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...