Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Wenger “hap” thesin, Aubameyang lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit!

Pierre Emerick Aubameyang është shumë pranë kalimit te Arsenali. Mungon vetëm firma pasi akordi me Borussian e Dortmundit është arritur për shumën e 55,4 milionë paund të cilat do të përfundojnë në arkat e verdhezinjëve që kanë pranuar më në fund ofertën e topçinjëve të Londrës për sulmuesin nga Gaboni. Arsene Wenger këtë herë vendosi të shpenzojë për të blerë një futbollist të cilin e dëshironte me çdo kusht në skuadrën e tij. Aubameyang do të firmosë me Arsenalin një kontratë për 3 vite e gjysmë ndërsa do të përfitojë 180 mijë paund në javë. Bomberi afrikan bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e Arsenalit ndërsa nga topçinjtë pritet të largohet sulmuesi tjetër Oliver Giroud i cili kërkohet nga Chelsea. Dortmundi ndërkohë pritet ta zëvendësojë Aubameyang me Batshuayi të cilin do ta huazojë nga Blutë e Londrës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...