Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Wenger i fiksuar pas mesfushorit të Napolit

Italian Soccer Serie A - Milan vs Napoli - Milano - San Siro Stadium - 14/12/2014 Jorginho - napoli - fotografo: Fabrizio Forte

Arsen Wenger nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pankina e Arsenalit dhe madje ka filluar të mendojë për përforcimin e skuadrës. Krahas Thomas Lemar, që është në krye të listës së dëshirave, një emër nga kampionati italian ka tërhequr vëmendjen e trajnerit francez të Arsenalit.

Bëhet fjalë për mesfushorin italo-brazilian të Napolit, Jorginho, që prej 3 sezonesh ka ‘gjetur parajsën’ me Sarrin dhe po shkëlqen. Mesfushori i të kaltërve ka mesataren më të lartë të pasimeve për ndeshje, në këto javë të para, 92.8% e të cilave kanë qenë të sakta. Ende nuk dihet oferta e Wengerit, për 25 vjeçarin, por italianët vështirë se do të pranonin të hiqnin dorë nga Jorginho, pavarësisht shumës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...