Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Wenger, i vendosur: Ozil dhe Sanchez nuk largohen ne janar

Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil nuk janë në shitje. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka marrë vendimin që të dy lojtarët të qëndrojnë deri në fund të sezonit, edhe pse kjo nënkupton se në qershor ata do të jenë lojtarë të lirë.

“Nuk është një çështje të cilës i kthehem çdo ditë, por për sa kohë që do të qëndrojnë në këtë ekip, ata duhet të japin maksimumin. Vendimi im në fillim të këtij sezoni për t’i parë ata pjesë të ekipit deri në fund të këtij edicioni vijon të mbetet i pandryshuar.

Në këtë prespektivë, trajneri francez i përgjigjet edhe pyetjes mbi opsionin e rinovimit me “Topçinjtë”, nëse Arsenali do të arrijë të bindë këta dy lojtarë për të vijuar bashkëjetesën.

“Nëse ky vendim do të varej nga unë, do të thosha menjëherë po. Shpresoj që edhe ata ta konsiderojnë këtë mundësi. Jam përballur me shumë spekulime, sidomos për Ozil, të cilat e projektojnë atë drejt Barcelonës apo Mancheter United, por unë jam i vendosur: ata do të qëndrojnë deri në fund të sezonit.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...