Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Wenger kritikon Arsenalin: Tekniku spanjoll nuk mori trajtimin e merituar

Arsene Wenger është rikthyer të flasë për Arsenalin, skuadër të cilin e trajnoi për 22 vite dhe ku fitoi tre herë Premier League. Tekniku francez ka kritikuar drejtuesit e klubit duke theksuar se nuk i lejuan kohën e nevojshme pasardhësit të tij, Unai Emery për të vendosur në funksion projektin e ri.

“Besoj se Emery nuk ka marrë trajtimin e merituar te Arsenal, drejtuesit nuk i lejuan kohën e nevojshme. Emery është një trajner i shkëlqyer dhe këtë e ka treguar në Spanjë, ka ruajtur një nivel konstant gjatë karrierës”, u shpreh Wenger. Kujtojmë se Emery mori drejtimin e Arsenal në vitin 2018 dhe u shkarkua pas 18 muajsh si pasojë e rezultateve të dobta ndërsa regjistroi edhe një rekord negativ si shtatë ndeshje radhazi pa fitore.

Megjithatë, karriera e Emery pas Arsenalit mori një zhvillim të rëndësishëm teksa u emërua në krye të Villareal, skuadër me të cilën triumfoi në Europa League ndërsa këtë sezon mbërriti deri në gjysmëfinalen e Champions League duke eliminuar Juventus dhe Bayern Munich, ndërsa u dorëzua përballë Liverpool.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...