Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Wenger-Mourinhos: Mjaft me ankesa, fito me lojtarët që ke!

Në përballjen e fundit të vitit që e pa Manchester United të barazonte me rezultatin 2-2 ndaj Burnley-t në “Old Trafford”, portugezi Mourinho doli me një deklaratë të fortë, duke përmendur disa faktorë për këto rezultate zhgënjyese. Tashmë që United thelloi me -12 pikë diferencën ndaj City-t, trajneri portugez deklaron se 300 milionë stërlina, shumë me të cilën ai mbylli merkaton e shkuar, nuk ishin të mjaftueshme për t’i dhënë vazhdimësi dhe siguri ekipit.

“Ky ështe sezoni i dytë që po tentojmë të ndërtojmë një skuadër të fortë, sepse siç e dini Manchester United nuk është ekipi më i fortë në botë. Ne jemi një ekip i madh, por 300 milionë paund nuk janë të mjaftueshme për të realizuar ato objektiva që kemi vendosur. Djemtë tanë janë duke bërë maksimumin, por kjo sërish nuk mjafton.”

Por pas deklaratave të trajnerit Mourinho i menjëhershëm ka qënë dhe ragimi i Arsene Ëenger. Trajneri francez i kujton portugezit se ai ka qenë në të tilla pozita për plot 21 vite, duke rivalizuar me klube të tjera që kanë patur në dispozicion buxhet shumë herë më të madh nga ai i Arsenali e sërish kjo nuk i ka ndalur ata të arrijnë suksese.

“Mjaft me ankesa. Mourinho duhet të pajtohet me idenë se Manchester City është një klub më i pasur nga United. Çdo trajner duhet të arrijë të menaxhojë situatën në të cilën ndodhet e jo të shohë përtej mundësive konkrete që ka. Duhet gjetur rruga drej suksesit me ata futbollistë që kemi në dispozicion. Unë kam mësuar të bashkëjetoj me faktet dhe kjo nuk më është kthyer në pengesë, përkundrazi. Mendoj se dhe Mourinho duhet ta shohë në këtë prizëm të gjithë këtë situatë e të bëjë më mirë detyrën e tij.” 

Gjithesi, edhe pse Wenger është me këmbë në tokë, modest dhe i kënaqur me arritjet përgjatë viteve, këtë sezon duhet kujtur se Arsenali renditet i gjashti në tabelën e klasifikimit të Premier League-s. Ndërkohë që “Djajtë e Kuq” tashmë me një distancë të thellë prej 12 pikësh ndaj “Citizens” vijonë të renditen të dytët, me vetëm një pikë më shumë se Chelsea i vendit të tretë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...