Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Wenger ngujon Sanchez: Qëndron këtu

Tani nuk ka më dyshime Alexis Sanchez do të vazhdojë të qëndrojë te Arsenali edhe pse kontratra e tij aktuale me topcinjtë e Londrës  skadon në verën e vitit 2018-të dhe kiliani ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë. Arsene Wenger ka vendosur veton duke ia bërë të qartë sulmuesit kilian se është një futbollist shumë i rëndësishëm për skemat e tij dhe do të bëjë cmos për ta mbajtur. Ëenger në të njëjtën kohë i ka lënë të kuptohet Sanchez-it se edhe nëse kërkon me ngulm largimin nuk ka asnjë shans që Arsenali ta lejojë 28-vjecarin të transferohet te Manchester City ose Chelsea. Pasi ka dëgjuar ato cfarë i ka thënë Ëenger edhe vetë Sanchez është dorëzuar dhe ka hequr dorë nga ideja për tu larguar madje, kiliani i cili ka pak ditë që është bashkuar Arsenalit në stërvitje është shfaqur shumë i lumtur që i është bashkuar sërish skuadrës madje në stërvitjen e fundit duke bërë humor me turko-gjermanin Mesut Ozil, Sanchez ka puthur stemën e skuadrës nga Emirates Stadium. Një sinjal domethënës ky kiliani ka vendosur tashmë të qëndrojë te Arsenali dhe nuk do të ishte aspak cudi që në muajt e ardhshëm Alexis të rinovojë kontratën e tij me topcinjtë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Italia do të jetë kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024, me sfidën e planifikuar për më 15 qershor në Dortmund. Trajneri Luciano...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Lajme

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për...

Kombëtare

Short i vështirë, por të jemi optimistë. Kështu u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka në intervistën për SuperSport, ku ndër të tjera deklaroi...