Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Wenger rikthehet të flasë për Arsenalin: Ja pse kam heshtur për katër vite

Arsene Wenger është larguar nga Arsenali që prej 2018-ës, teksa në një intervistë për mediat angleze, ka deklaruar se po i ndjek me interes topçinjtë këtë sezon dhe i sheh si të aftë për të garuar për titullin kampion.

“Kanë kaluar shumë peripeci dhe kanë vuajtur sezonet e fundit, por këtë vit i shoh vërtetë mirë. Shpresoj ta mbyllin në katërshe dhe pse jo, të garojnë për titullin kampion, pasi kanë cilësitë dhe dëshirën e duhur për të bërë mirë”, tha Wenger.

Trajneri 72-vjeçar drejtoi klubin londinez për plot 22 sezone, megjithatë në katër vite thuajse ka shmangur çdo koment për “topçinjtë” dhe këtë e ka arsyetuar me dëshirën për të mos prishur punë.

“ndonjëherë duhet të ndryshosh gjithçka për të rifilluar dhe prezenca ime mund të ishte një problem. Kam dalë mënjanë për t’i dhënë klubit mundësinë të lidhet me një tjetër trajner, prandaj nuk kam folur dhe komentuar asgjë për Arsenalin. Nuk kam dashur të bëj dëme”, u shpreh Wenger.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...