Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Wenger tregon “bisedimet” me Bayernin: As vetë nuk e di nëse do të kthehem

Arsene Wenger është përmendur shpesh në ditën e fundit si pasuesi i mundshëm i Niko Kovacit në stolin e Bayernit të Mynihut, pasi kroati e mbylli aventurën e tij me bavarezët një javë më parë për shkak të disfatës së rëndë 5-1 kundër Eintrachtit të Frankfurtit.

Është spekuluar shumë në lidhje me teknikun e ardhshëm, u përfol edhe për një mungesë dëshire nga ana e drejtuesve gjermanë, që, kryesisht, lidhej me moshën e Wengerit, i cili aktualisht është 70 vjeç. Trajneri, që drejtoi për 22 vite Arsenalin, hodhi dritë mbi kontaktet dhe vullnetin e tij për të drejtuar apo jo kampionët e Gjermanisë

“Nuk i kam refuzuar asnjëherë bisedimet me Bayernin e Mynihut, sepse në klub ka disa persona të cilët i njoh prej 30 vitesh, madje shumë kohë më parë kam qenë pranë stolit të Bayernit, megjithatë për momentin nuk kam pasur asnjë kontakt me klubin gjerman.”

Trajneri nga Strasburgu foli gjithashtu edhe në lidhje me nostalgjinë për të drejtuar një skuadër futbolli.

“Tani dua të bëj atë që më pëlqen dhe nuk kam vendosur nëse do të kthehem apo jo në futbollin aktiv, jam i lumtur me jetën që po bëj, por pa diskutim që më mungon futbolli. Për momentin, nuk e di as vetë nëse dua apo jo të kthehem.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...