Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Wenger: Unë te Bayerni? Trajningu është jeta ime

 

Arsene Wenger është i dashuruar me futbollin. Për 36 vite me radhës ka bërë detyrën e trajnerin, pjesën më të madhe të kohës tel Arsenali, por nga vera e 2018-ës, po qëndron pushim. E ka të vështirë të qëndrojë larg fushave të blerta dhe jo më kot mediet e kanë listuar ndër kandidatët për të marrë postin e trajnerin të Bayernit, që vetëm pakë ditë më parë shkarkoi kroatin Niko Kovac. I ftuar në studiot e BeIn SPORTS, 70-vjeçari deklaroi se po i mungojnë emocionet dhe presioni i të qenit trajner, por shmangu përgjigjen e drejt[ërdrejtë nëse do të dëshironte të merrte drejtimin e bavarezëve.

 “Erdha këtu për të folur për ndeshjet dhe ju fokusoheni te diçka tjetër, duke më vendosur nën presion! Sigurisht, trajningu ishte gjithë jeta ime deri tani. Të gjithë ata që kanë stërvitur ekipet e futbollit do t’ju tregojnë të njëjtën gjë: iu mungon intensiteti ditor, javor e më tej. Ka disa gjëra, që ju mungojnë shumë, sikurse disa të tjera, që nuk ju mungojnë.

Fitimi i ndeshjeve të futbollit, përgatitja e një ekipi për lojë, zhvillimi i lojtarëve dhe marrja e kënaqësisë dhe emocioneve të përbashkëta, është diçka që më mungon. Pra, sigurisht që po, më mungon stërvitja e një ekipi.”

Wenger, përtej dëshirës për t’iu kthyer intensitetit të punës si trajner, e pranon se pushimi i ka bërë mirë.

“E kam filluar këtë profesion që në moshën 33-vjeçare; kam trajnuar deri në 69 vjeç, pa ndërprerje, në nivelin e lartë. Janë 36 vite punë pa ndalur. Nga ana tjetër, edhe nëse më mungon, të larguarit pak nga ai presion për një vit nuk ishte shumë e keqe për mua. Njerëzit që më njohin mirë thonë se jam më i qetë, është e vërtetë”.

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...