Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Werder Bremen drejt rënies, Schalke 04 merr 1 pikë pas 4 humbjesh!

Werder Bremen vazhdon të notojë në ujra të turbullta duke rrezikuar tashmë seriozisht rënien nga Bundesliga. Pa Milot Rashicën i dëmtuar skuadra bardhëjeshille u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Wolfsburg në javën e 30-të. Kjo ishte humbja e dytë radhazi në pak ditë në Weser Stadion për skuadrën e trajnerit Kohfeld me Werderin që kur mbeten edhe 4 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit e sheh veten në vendin e parafundit me 25 pikë, 3 më pak se Fortuna Dusseldorf që shkon në play-out. Golin e vetëm për Wolfsburg që me këtë fitore hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit në Europa League për sezonin e ardhshëm e realizoi sulmuesi kryesor Weghorst. Pas 4 humbjeve rresht mori një pikë Schalke 04 që barazoi 1-1 në transfertën kryeqytease ndaj Union Berlin. Golit të Andrich për vendasit iu kundërpërgjigj Kenny.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...