Werder Bremen edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesligës gjermane. Me Milot Rashicën në fushë bardhëjeshilët morën rezultatin që kishin nevojë në sfidën e kthimit play-out ndaj skuadrës së Bundesligës së dytë Heidenheim. Pas barazimit pa gola në sfidën e vajtjes, Werder arriti të merrte një barazim 2-2 në ndeshjen e kthimit, dhe falë golave në fushë kundërshtare ja doli të eliminonte Heidenheim-in. Me qëndrimin e Werder-it në elitë, kartoni i Rashicës tashmë mund të vlejë më shumë me skuadrat e interesuara që duhet të derdhin në arkat e klubit nga Weser Stadion më shumë se 25 milionë euro.
Lajme të tjera
Legjionarët
Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...
Kombëtare
Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...
Kombëtare
Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...
Legjionarët
Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...