Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Werderi i Rashicës rinis me humbje, Leverkuseni pranë zonës Champions

Bayer Leverkuseni i shtron rrugën drejt Bundesligës 2 Werder Bremenit të Milot Rashicës. Në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të të elitës së futbollit gjerman, “Aspirinat” fituan 4-1 në fushën kundërshtare, duke e ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me Leipzigun e vendit të katërt, që me renditjen aktuale luan në Champions sezonin e ardhshëm.

Talenti i Leverkusenit, Havertz, zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, i shërbyer nga Diaby, por vetëm dy minuta më vonë Selassie ktheu baraspeshën në rezultat. Gëzimi i vendasve zgjati dy minuta, pasi Havertz realizoi të dytin personal, duke rikthyer epërsinë në favor të miqve.

Gjatë pjesës së dytë, “Aspirinat” e tundën edhe dy herë të tjera rrjetën me Wiser dhe Demirbay, për rezultatin përfundimtar 1-4.

Milot Rashica luajti titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 85-të, por pa mundur të lërë shenjë në këtë sfidë. Werder Bremeni me këtë humbje shton rrezikun e rënies nga kategoria, pasi mbetet në vendin e parafundit me pesë pikë më pak se Dusseldorfi.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...