Merkato

Werner “lë me gisht në gojë” Liverpoolin, do t’u bashkohet bluve…

Timo Werner “tradhton” Liverpoolin dhe vendos t’i bashkohet Chelsea-t. Klubi londinez ka pranuar të paguajë klauzolën e largimit (thuajse 60 milionë euro) që sulmuesi gjerman ka në kontratën e nënshkruar me Leipzigun. Vetë futbollisti do të përfitojë një pagë të majme prej 180 mijë sterlinash në javë.

Blutë e Londrës mposhtën konkurrencën e Liverpoolit, që për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga COVID-19 njoftoi Leipzigun se nuk ishte i gatshëm ta paguante të plotë klauzolën e largimit.

Në fakt, klauzola është e vlefshme deri më 15 qershor, por me çfarë është kuptuar nga BILD, edhe pse Liverpooli ishte favorit absolut për të siguruar shërbimet e futbollistit, ai do të përfundojë te blutë e Londrës.

Menaxheri i sulmuesit, Karlheinz Forster, kuptohet që ka zhvilluar diskutime të avancuara ditën e enjte dhe detajet më të hollësishme të marrëveshjes pritet të zbardhen deri në fillim të javës tjetër.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i bëri një telefonatë Wernerit disa muaj më parë, por zhurmat inkurajuese që vinin nga Merseyside janë ndalur që atëherë, çka nënkupton që “The Reds” janë dorëzuar dhe kanë hequr dorë përfundimisht nga ky futbollist.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency