Timo Werner do të vazhdojë të jetë pjesë e Leipzigut, pasi sot ka vendosur të rinovojë bashkëpunimin me skuadrën gjermane.
Kontrata e sulmuesit përfundonte verën e ardhshme, por sot ai vendosi të firmosë zgjatjen e saj deri në verën e vitit 2023, teksa ka përfituar edhe një rritje të pagës.
Për Werner interesohej Bayerni i Mynihut, por tashmë gjigantët gjermanë do të duhet të paguajnë shumë më tepër, nëse duan të transferojnë sulmuesin në Bavari.