Premier League

Werner shkëlqen, Kepa zhgënjen, Chelsea ndalet nga Southampton

Timo Werner zhvillon ndeshjen më të mirë që kur është bërë pjesë e Chelseat, pasi ia doli të shënojë dy gola dhe të asistojë të tretin, por mbrojtja dhe portieri Kepa zhgënjyen sërish dhe skuadra e Lampard nuk ia doli të shkojë përtej barazimit 3-3 në “Stamfort Bridge” ndaj Southampton.

Sulmuesi gjerman zhbllokoi sfidën që në minutën e 15’, kur pas një pasimi pa pretendime nga ana e Ben Chilwell, lëvizi bukur dhe la në vend mbrojtësin kundërshtar, ndërsa më pas me të tjera lëvizje elegante, krijoi hapësirën dhe gjuajti për të dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 28’ ishte një tjetër top i gjatë i Jorginhos, që u zotërua mirë nga Werner, i cili më pas u fut në zonë, kaloi portierin kundërshtar me një parabolë të bukur dhe shtyu topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë, duke dyfishuar avantazhin për londinezët.

Southampton u zgjua dy minuta para fundit të pjesës së parë, pasi rihapi ndeshjen me Ings, ndërsa në minutën e 57’ ishte Adams që përfitoi maksimalisht nga një gabim i Zouma fillimisht dhe portierit Kepa më pas, për të shënuar edhe golin e dytë dhe rikthyer baraspeshën.

Megjithatë barazimi zgjati vetëm dy minuta, pasi nga një aksion i nisur bukur nga Pulisic, Werner hyri në zonë dhe shërbeu saktë për Havertz, i cili e pati të letë të shtyjë topin në rrjetë dhe të rikthejë avantazhin për Chelsean.

Kur pritej që gjithçka të mbyllej me fitoren e Chelseat, Southampton gjeti golin e barazimit në minutat shtesë me anë të Vestegaard, i cili lëshoi një gjuajtje mbiu vijën e 16 metrave dhe dërgoi topin në rrjetën e portierit Kepa.

Chelsea ndalet kështu për herë të tretë këtë sezon dhe mbetet në kuotën e 8 pikëve pas 5 javëve, ku ka marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa Southampton ngjitet në kuotën e 7 pikëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency