Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Werner te Liverpooli çon Firminon te Bayerni

Projektohen dy lëvizje të bujshme në merkato në aksin Liverpool-Mynih-Leipzig. Sipas tabloifit anglez “The Sun”, Bayerni po përgatit një ofertë prej 90 milionë eurosh për Roberto Firminon. Mirëpo largimi i mundshëm i braziliani drejt Bundesligës varet nga një lëvizje tjetër e bujshme në merkato. Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, do të jetë i gatshëm të privohet nga shërbimet e Firminos në rast se Liverpooli do të arrijë të blejë Timo Wernerin nga Leipzigu.

Kampionët në fuqi të Championsit janë gati për të paguar klauzolën e largimit të Wernerit, plot 60 milionë euro, madje e konsiderojnë një biznes të mirë, duke marrë në konsideratë vlerën që ka sulmuesi i Gjermanisë në merkato.

Edhe verën e kaluar Klopp tentoi të afronte Wernerin nga Leipzigu, pasi ishte drejt skadimit të kontratës, por klubi gjerman ia mbushi mendjen 23-vjeçarit të firmoste një marrëveshje të re të vlefshme deri në vitin 2023. Në këtë sezon, Werner ka shënuar 25 gola në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...