Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

West Brom Albion zgjedh Alan Pardew pasues të Pulis

Alan Pardew është trajneri i ri i West Bromwich Albion. 56-vjeçari, i cili e mori këtë detyrë pas shkarkimit të Tony Pulis, ka nënshkruar për dy vite e gjysmë, ndërsa pjesë e stafit të tij do të jetë edhe John Carver, bashkëpunëtori i tij më i ngushtë kur drejtonte Newcastle. Në Premier League Pardew, përveçse “Qymyrxhinjtë” ka drejtuar edhe West Ham e Crystal Palace. Në vitin 2012 ka fituar çmimin e Trajnerit të Vitit në Premier.

Detyra e Pardew do të ketë si objektiv të kthejë te fitoret West Brom, që ka lëshuar shumë terren në renditje muajin e fundit. Kjo skuadër aktualisht renditet në vendin e 16-të, në kuotën e 12 pikëve, vetëm 2 pikë larg zonës së rënies.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...