Featured

West Ham ndalon Manchester City-n, vazhdon gara për titullin

Pas më shumë se një muaji, Manchester City “dorëzohet”, me skuadrën e Guardiola-s që nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e West Ham, në Londër.

Gara për titullin kampion ende është e hapur, me rivalët e Liverpool që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur, tani diferenca midis City-t dhe “The Reds” është 4 pikë.

Një sfidë e jashtëzakonshme në “London Stadium” me West Ham që tronditi kampionët me një avantazh të dyfishtë në pjesën e parë. Në minutën e 24-të Bowen kaloi në avantazh vendasit, ndërsa përpjekjet e “Citizens” për golin e barazimit dështuan. Si të mos mjaftonte kjo, 25 vjeçari, Jarrod Bowen shënoi edhe golin e dytë në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45, duke i dhënë një goditje të fortë City-t.

Në fraksionin e dytë, Guardiola dhe Manchester ndryshuan “fytyrë” duke reaguar shumë shpejtë pasi në minutën e 49 Grealish rihapi sfidën, duke shënuar pas pasimit të Rodri-t. Një fraksion i dominuar nga Manchester City, por rezistenca e vendasve zgjati deri në minutën e 69-të, pasi Coufal shënoi një autogol. City i shkoi shumë pranë përmbysjes, pasi në minutën e 86-të, Mahrez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur jo vetëm mundësin për golin e tretë, por edhe mundësin që City të kishte gjithçka në kontroll në javën e fundit për titullin kampion.

Në fund 2-2 dhe pa fitues me West Ham që rikthehet të marrë pikë në “ishull” pas dy humbjeve radhazi ndaj Arsenal dhe Chelsea, duke prekur koutën e 56 pikëve dhe duke blinduar vendin e shtatë. Në krahun tjetër, Manchester City shpërdoron një rast të artë në garën për titullin kampion, pasi tani shkon në koutën e 90 pikëve, 4 më shumë se Liverpool, por këta të fundit ende nuk kanë zbritur në fushën e lojës për javën e 37-të.

Në “London Stadium”, gjithashtu ishte një pasdite speciale për “legjendën” dhe kapitenin e klubit, 35-vjeçarin Mark Noble i cili mbylli zyrtarisht karrierën si futbollist profesionist. Anglezi e mbylli me futbollin e luajtur pas 18 vitesh me skuadrën e West Ham dhe në karrierën e tij numëron 549 ndeshje dhe 62 gola me fanellën e “The Hammers”. Gjatë karrierës, gjatë viteve 2005-2007 luajti në formë huazimi për Hull City dhe Ipswich Town.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency