Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

West Ham në krizë, por drejtuesit konfirmojnë trajnerin Bilic

Vendi i 16-të në klasifikimin e Premier League, vetëm 8 pikë të grumbulluara në 9 javët e para dhe për më tepër një humbje e rëndë në shtëpi me shifrat 0-3 në ndeshjen e fundit ndaj debutuesve të Brighton. Ecuria e West Ham në këtë sezon nuk ka qenë aspak pozitive por pavarsisht formës së dobët drejtuesit e klubit londinez kanë vendosur të konfirmojnë në stol të paktën për momentin trajnerin Slaven Bilic.

Megjithatë pozicioni i teknikut kroat edhe pas këtij konfirmimi vazhdon të jetë në pikëpyetje të madhe me krerët më të lartë të klubit të West Ham që kanë kontaktuar edhe Walter Mazzarri-n, i cili në rast të një tjetër rezultati negativ mund të jetë pasuesi i Bilic.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...