Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

West Ham nis punën për sezonin e ri, londinezët duan dy lojtarët e “padëshiruar” te Man. United

Pas transferimit të Declan Rice te Arsenal, klubi i West Ham ka kthyer fokusin nga merkato, për të përforcuar skuadrën në nisje të sezonit të ri.

Drejtuesit e klubit po mendojnë për një goditje të dyfishtë dhe Manchester United është “supermarketi” i duhur.

Lexo edhe: 

Siç raportojnë mediet angleze, West Ham kërkon të transferojë në Londër dyshen Harry Maguire dhe Scott McTominay, të cilët janë jashtë planeve të trajnerit Ten Hag.

Por, problem i vetëm është se United ka kërkesa të larta, sidomos për Maguire, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro, por londinezët nuk duan “aventurë”, pasi po mendojnë që mbrojtësi të transferohet në formë huazimi, të paktën për vitin e parë.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në këtë “aks”, me topin që kalon te drejtuesit e Manchester United, për të parë nëse do të pranojnë ofertën e West Ham apo jo, pasi po flasim për dy lojtarë, të cilët e kanë mbyllur ciklin në “Old Trafford”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...