Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Westbrook shënon “triple-double”-n e 11-të radhazi, por dështojnë Thunder

U zhvilluan tri përballjet e fundit në NBA para se të apasionuarit e basketbollit amerikan të dëfrehen me All Star Game, i programuar për t’u zhvilluar në orët e para të së hënës.

Russell Westbrook realizoi “triple-double”-in e 11-të radhazi (44 pikë, 11 asistime dhe 14 “rebound”), por Oklhoma City Thunder u dorëzuan me rezultatin 131-122 në parketin e New Orleans Pelicans. Pavarësisht se Anthony Davis u ul në stol gjatë gjithë pjesës së dy për shkak të një shqetësimi në shpatullën e majtë, të zotët e shtëpisë imponuan një ritëm të lartë të udhëhequr nga Julius Randle me 33 pikë dhe 11 topa poshtë koshit dhe Jrue Holiday, që e mbylli takimin me 32 pikë.

Orlando Magic e patën si shëtitje sfidën me Charlotte Hornets, duke fituar me rezultatin e thellë 127-89. Ndeshja, praktikisht, u mbyll në dy periodat e para, me një diferencë të frikshme prej 35 pikësh, 71-36. Realizuesi më i mirë ishte Terence Ross me 21 pikë, ndërsa Nikola Vucevic e mbylli takimin me 17 pikë e 11 “rebound”.

New York Knicks fituan 91-106 në parketin e Atlanta Hawks, gjithsesi ky sukses vlen pak për faktin se njujorkezët renditen të fundit në Lindje me vetëm 11 fitore dhe 47 humbje. Mbërritja e Dennis Smith (shënoi 17 pikë dhe dha 7 asite) nga Dallasi duket se ka krijuar një impakt pozitiv të Nicks.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...