Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Whyte nuk pranon humbjen ndaj Fury dhe kërkon një tjetër ndeshje: Është boks jo Wrestling!

Tyson Fury u konfirmua si kampioni i peshave të rëndë të shtunën në mbrëmje teksa në një Wembley të tejmbushur mundi sfiduesin Dillian Whyte. Takimi zgjati vetëm gjashtë raunde pasi “The Gypsy King” e hodhi në tokë kundërshtarin në raundin e gjashtë pas një goditje të fortë në nofull. Megjithatë, Whyte nuk e pranon humbjen dhe së fundmi është shprehur se Fury e shtyu pas goditjes duke bërë që të binte në tokë, aty ku përplasi kokën dhe pësoi një tronditje të madhe.

“Ai më shtyu dukshëm dhe unë rashë në tokë, godita kokë aty. Kjo është tërësisht e palejueshme sepse nuk është ërestling, është boks, por e kam kuptuar që tashmë Fury-n e lejojnë të bëjë çfarë të dojë dhe ai është në rregull me këtë. Unë duhej të kisha një kohë ekstra për t’u rikuperuar dhe më pas të vazhdoja ndeshjen.

Kur Fury më shtyu, ai shkoi te arbitri dhe i tha ta ndërpriste luftimin. Arbitri nuk bëri punën e tij, në rregull e di që Fury më goditi dhe ishte një goditje e mirë, por unë nuk rashë. U desh që Fury të më shtynte me të dyja duart, ishte një gabim i madh i arbitrit. Fury ka thënë se do të tërhiqet por shpresoj të mos e bëj këtë sepse unë dua një tjetër ndeshje me të”, u shpreh Whyte.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...