Boks

Whyte paralajmëron Povetkin: Kur jam në formë, bëj gjithmonë atë që kam qejf

Dillian Whyte ka paralajmëruar Alexander Povetkin se ai mund të hidhet në një sulm shpërthyes në çdo moment të duelit që do të zhvillohet mes tyre.

Pesha e rëndë nga Brixton doli ballë për ballë me Povetkin në konferencën finale të shtypit për duelin vendimtar të së shtunës, që do të transmetohet në orën 22:00 të mbrëmjes në Supersport dhe Whyte i bëri synimet e tij brutale, të qarta për kundërshtarin e tij rus.

Povetkin, një ish kampion i WBA ka pësuar humbje vetëm në nivelet më të larta, përballë Wladimir Klitschko dhe Anthony Joshua, por Whyte është besimplotë se ai ka fuqinë e mjaftueshme për një knock out shpërthyes.

“Povetkin është boksieri më teknik me të cilin jam ndeshur, pasi ka mposhtur shumë djem. Ai është një medalist i artë olimpik dhe ka humbur vetëm dy ndeshje, por kur unë jam në formë, t’i do të kesh probleme, pasi unë mund të bëj atë që kam qejf të bëj. Nuk e kam problem të shpërthej pasi mund të rikuperoj shpejt dhe të shpërthej prapë. Çfarëdo që të dojë të bëjë, për mua s’ka problem. Mua nuk më pëlqen të bëj parashikime, pasi ai ka shumë eksperiencë dhe mund të ketë kujdes për veten, është një çun i fortë”, u shpreh britaniku.

Whyte insiston se ai është plotësisht i vetëdijshëm se Povetkin mund të kushtëzojë planet e tij për të sfiduar për brezin e kampionit të WBC, që aktualisht mbahet nga Tyson Fury.

“Historia e tërë jetës time është presion, pasi unë kam qenë nën presion për tërë jetën. Kjo është thjesht një copëz e të tërës, ka më shumë presion për të ardhmen, por ajo është në të ardhmen. Unë po luftoj me një profesionist kështu që nuk shqetësohem për Tyson Fury, po shqetësohem për Povetkin”, tha Whyte.

Nga ana tjetër boksieri rus, i cili ka shijuar më parë suksesin në Britani me fitoret ndaj David Price dhe Hughie Fury, si një veteran i vërtetë u tregua shumë më fjalëpak, duke treguar se është përgatitur për një përballje dramatike me Whyte.

“Unë kam marrë përgjegjësinë për t’u stërvitur për këtë ndeshje, duke e kuptuar se sa e rëndësishme është. Kur ndeshesh me Dillian duhet ta marrësh seriozisht, kurdo që do të luftosh me të. E falënderoj Dillian që pranoi të ndeshej dhe shpresoj që do të jetë një ndeshje e madhe në peshat e rënda. As mua nuk më pëlqejnë parashikimet, por besoj se do të jetë një duel për fishekzjarre dhe ju do ta shijoni atë”, deklaroi rusi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency