Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Wijnaldum drejt rikthimit në Angli, këtë herë te rivalët e Liverpoolit

Georgino Wijnaldum pritet të rikthehet në Premier League këtë verë, pas një sezoni zhgënjyes te Paris Saint Germain, ku luajti shumë pak dhe nuk arriti të lërë gjurmë.

Ndonëse është nën kontratë me PSG-në, holandezi mund të lihet I lirë, pasi nuk bën pjesë në planet e drejtuesve të klubit, që do të lirohej në këtë mënyrë nga paga mjaft e lartë e Wijnaldum, që përfiton rreth 10 milionë euro neto në sezon.

Klubet e Premier Leagues që kanë shfaqur interes për holandezin, janë të shumta, megjithatë vetë mesfushori ka favorizuar negociatat me Evertonin, pasi dëshiron të rikthehet në Liverpool, aty ku qëndroi për 5 sezone në periudhën 2016-2021.

Holandezi 31-vjeçar shkëlqeu me Liverpoolin, por refuzoi të rinovojë verën e kaluar dhe u largua si lojtar i lirë, megjithatë vitin e ardhshëm mund ta shohë veten në kampin kundërshtar të “the reds”, pikërisht klubin tjetër të qytetit, Evertonin.

Synimi i Wijnaldum është të gjejë një klub ku t’i garantohet vendi i titullarit, pasi dëshiron me çdo kusht pjesëmarrjen në Kupën e Botës Katar 2022 dhe për momentin Franck Lampard është i vetmi që i ka garantuar rol primar në ekip.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...