Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Wilder-Fury, dueli nis në sallën e konferencave!

Një nga sfidat më të shumëpritura në sportin e boksit, do të jetë ajo midis Deontay Wilder dhe Tyson Fury, që do të zhvillohet të shtunën, më 1 dhjetor. Në konferencën e fundit të dy boksierët patën një përplasje mjaft të ashpër me njëri-tjetrin, ku situata gati sa nuk përshkallëzoi për keq. Pasi qëndruan përballë njëri tjetrit për disa sekonda, me provokime që vinin nga të dyja krahët. Madje, anglezi Fury hoqi xhaketën dhe këmishën e tij, duke sfiduar kundërshtarin e tij për tu përballur.

Fury dhe Wilder konsiderohen si dy prej boksierëve më të mirë në botë aktualisht. Është shumë e përfolur se fituesi i kësaj sfide, do të përballet me Anthony Joshua në pranverë, për të vendour se kush do të jetë kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda. Amerikani wilder, nuk ka humbur asnjë ndeshje në karrierën e tij, ku nga 40 fitore, 39 i ka arritur me KO. E njëjta gjë vlen edhe për Tyson Fury, i cili ka 27 fitore, 19 nga të cilat me KO dhe 0 humbje. Britaniku e la sportin pak vite më parë, për shkak të problemeve me alkoolin dhe substancat narkotike, por edhe prej përdorimit të dopingut.

Përballja midis Fury dhe Wilder pritet të jetë një nga më të shikuarat e vitit 2018, ku dhe rivaliteti midis dy sportistëve është mjaft i madh. Asnjëri nuk mund të konsiderohet favorit, dhe kjo gjë e bën sfidën akoma më emocionuese. Mbetet për tu parë se kush do të dalë me kokën lart nga Staples Center, në Los Angeles.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...