Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

William Gallas sulmon Arsenalin: Si mund të blesh Ben White, kur Varane kushtonte më pak?

Arsenali e nisi shumë keq sezonin, duke pësuar tri humbje radhazi në Premier League. Më pas erdhën fitoret minimale ndaj Norwichit dhe Burnley-t. Kritikat për Mikel Artetën dhe drejtuesit, për merkaton e zhvilluar, janë të shumta, por kur bëhen nga një ish, si francezi William Gallas, marrin më shumë peshë. Tashmë 44-vjeçar, ish-mbrojtësi i londinezëve në periudhën 2006-2010, bën një krahasim mes shumave që janë paguar për dy lojtarë, Ben White dhe Rafael Varane, për të kuptuar menaxhimin e dobët të drejtuesve të Arsenalit.

“Ende po përpiqem të kuptoj pse Arsenali ka shpenzuar 50 milionë stërlina (58 euro) për një lojtar që ende nuk ka treguar asgjë në nivelin më të lartë. Ndërkohë që Manchester United pagoi 40 milionë stërlina (47 euro) për Varane. Duhet të ma shpjegojë dikush sesi është e mundur. Ndoshta ka një shpjegim, pjesërisht: Ben White është anglez. Por Varane është një lojtar i një klasi më të lartë. Ben White është ende i ri, por, siç e thashë më herët, nuk ka vërtetuar asgjë akoma. Si mund të shpenzosh 50 milionë për të?

Gallas e shpjegon kritikën e tij ndaj Arsenalit me faktin që Varane e ka vërtetuar cilësinë e tij për një dekadë te Real Madridi, ndërsa Ben White vjen nga një klub modest në Angli.

“E respektoj, por nuk e njoh. E respektoj atë dhe shpresoj që të bëhet një lojtar i madh, por nuk mund ta krahasoni Ben White me Varane. Më falni, por kjo nuk eshte e mundur. Nuk flas kështu sepse jam francez. Varane vjen nga Reali i Madridit, jo nga Brighton.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...