Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Willian drejt transferimit te Man. United, drejtuesit takojnë menaxherin e tij

Kontrata e mesfushorit brazilian Willian me Chelsean do të përfundojë më 30 qershor të këtij viti dhe pas 7 vitesh eksperiencë me fanellën e “bluve të Londrës”, fantazisti ka vendosur të mos rinovojë as për muajt e verës.

Pikërisht për këtë arsye, në kërkim të tij javë vënë shumë klube, ndërsa së fundi kanë qenë drejtuesit e Manchester United ata që kanë mbajtur një takim me menaxherin e brazilianit, Kia Joorabchian.

Drejtuesit e “Djajve të kuq” kanë shprehur gatishmërinë t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare brazilianit, me një pagë të majme prej 7-8 milionë eurosh në sezon, shifra këto që joshin jo pak Willian, pasi te Chelsea i ofruan vetëm rinovim një vjeçar.

Fantazisti brazilian ka një eksperiencë të pasur në kampionatin anglez, pasi është pjesë e Chelseat prej sezonesh dhe shikohet si njeriu ideal për të ndihmuar në rritjen e të rinjve të talentuar të Manchester United, si Marcus Rashford dhe Greenwood.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...