Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Willian, letër emocionuese për ndarjen nga Chelsea

Eliminimi i Chelsea-t nga Bayerni në Champions (faza 1/8), shënon fundin e sezonit futbollistik të bluve të Londrës si dhe përfundimin e kontratës së sulmuesit Willian me këtë skuadër. Braziliani ka konfirmuar se do të largohet nga Chelsea këtë verë, pas shtatë viteve magjike në “Stamford Bridge”.

E ardhmja e sulmuesit ka qenë në dyshim për ca kohë, por në fund negociatat për rinovimin e kontratës dështuan, me Arsenalin që e bindi për t’u bërë “topçi”.

32-vjeçari iu drejtuar me një letër emocionuese tifozëve të Chelsea-t për të zyrtarizuar largimin nga blutë e Londrës.

“Ishin shtatë vite të mrekullueshme. Në gusht 2013, kur mora ofertën nga Chelsea, u binda se këtu duhet të luaja. Sot jam i sigurt se ishte vendimi më i mirë. Kishte aq shumë raste të lumtura, disa të trishtuara, kishte trofe dhe ishte gjithnjë një përvojë intensive.

Përtej trofeve, mësova shumë për veten time. Kam zhvilluar një punë të madhe, duke u bërë një lojtar më i mirë dhe një person më i mirë. Me çdo seancë stërvitore, me secilën lojë, me çdo minutë të kaluar në dhomën e zhveshjes, unë gjithmonë mësoja diçka të re.

U jam vërtet mirënjohës tifozëve të Chelsea-t për mënyrën e dashur që më pritën në “Stamford Bridge” dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës që kam kaluar në këtë klub. Kishte edhe kritika, të cilat janë normale, por më e rëndësishme është që dashamirësia dhe kritikat më shtynë të jap më të mirën time në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje, për t’u përmirësuar vazhdimisht deri në minutën time të fundit me fanellën e Chelsea-t.

Tani ka ardhur koha për të vazhduar më tej. Me siguri do të më mungojnë shokët e mi të skuadrës. Do të më mungojë i gjithë stafi i klubit që më kanë trajtuar gjithmonë si birin e tyre dhe do të më mungojnë tifozët. Unë largohem me kokën lart, i vetëdijshëm që fitova shumë këtu dhe bëra gjithçka për fanellën e Chelsea-t!

Falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë ju dhe Zoti ju bekoftë!”

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...