Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Willian mohon zërat e largimit: I lumtur te Chelsea

Fantazisti brazilian i Chelseat, Willian ka përfunduar në qendër të merkatos së janarit, me mediet angleze që vazhdimisht kanë shkruar mbi një largim të mundshëm drejt tij, drejt Manchester Unitedit, ku e pret krahëhapur Jose Mourinho.

Gjithsesi, vetë 29-vjeçari i dha fund këtyre hamendësimeve, në një intervistë ku theksoi dashurinë për klubin londinez dhe mohoi të gjitha opsionet e mundshme të largimit në janar.

“Unë jam i dashuruar me Chelsean dhe këtë fanellë. Jam gjithmonë i gatshëm të luaj dhe jap maksimumin sa herë që më kërkohet të zbres në fushë. Asnjëherë nuk jam ankuar për minutazhin në dispozicion, por punoj vazhdimisht që të meritoj fanellën e titullarit. Nuk ka asnjë mundësi largimi në muajin janar dhe as në verë, të paktën nëse klubi nuk dëshiron të më shesë”, u shpreh braziliani.

Willian u bë protagonist në fitoren e djeshme të Chelseat, përballë Huddersfieldit, ku shënoi një gol dhe asistoi 2 të tjerët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...