Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Wilson rinovon me Newcastle, sulmuesi: Dua të thyej rekorde me golat e mi

Callum Wilson, golashënuesi më i mirë i Newcastle në tre sezonet e fundit, gjatë kësaj jave ka rinovuar kontratën me klubin anglez.

Sulmuesi ka rinovuar edhe për një vit duke zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2025.

Lexoni edhe: 

Wilson u bashkua me Newcastle në merkaton e vitit 2020 nga Bournemouth dhe deri më tani ka shënuar 40 gola në 79 ndeshje vetëm në Premeir League, duke llogaritur këtu edhe dy golat e këtij sezoni të ri që sapo ka nisur në “ishull”.

31-vjeçari është një nga golashënuesit më të mirë në historinë e Newcastle në Premier League, duke qenë vetëm një gol pas legjendës Les Ferdinand.

Pas rinovimin, Wilson u shpreh shumë i lumtur dhe mirënjohës për klubin e Newcastle.

“Jam shumë i lumtur, Newcastle është një klub fantastik dhe që ditën e parë e kam kuptuar këtë. Kur mbërrita këtu kisha shumë ambicie të kthehesha në Premier League, të luaja në Europë dhe të arrija 100 gola në Premier League. Këto ishin ambiciet e mia dhe këtu po i bëjë realitet, fal Newcastle. Unë jam vetëm tetë gola larg një rekordi që e dua shumë, tetë gola larg për t’u bërë golashënuesi i dytë me i mirë në historinë e Newcastle në Premeir League. E Imagjinoni, unë pas Alan Shearer. Shumë fantastike dhe ky klub është vërtet i jashtëzakonshëm. Kemi përpara një sezon shumë të rëndësishëm dhe do të tregojmë të gjitha cilësitë tona” – përfundoi sulmuesi, Wilson.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...