Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Wimbledon/ Anderson gjen finalen në një nga sfidat më të gjata të historisë

Kevin Anderson është finalisti i parë i Wimbledon. Afrikano-jugori mundi amerikanin John Isner në ndeshjen e katërt më të gjatë në historinë e tenisit.

Përballja mes dy shtatlartëve zgjati 6 orë e 36 minuta dhe përfundoi me rezultatin 3-2 për Andersonin (7-6, 6-7, 6-7, 6-4 dhe 26-24).

Ndeshja më e gjatë në historinë e tenisit ka si protagonist sërish John Isner, i cili në vitin 2010, po në Wimbledon, fitoi pas 11 orë e 5 minutash lojë ndaj francezit Nicolas Mahut.

Në finale, Anderson do të ndeshet me fituesin e çiftit Rafael Nadal-Novak Djokoviç. Këta të fundit zhvilluan një përballje spektakolare mbrëmjen e djeshme, por sfida u ndërpre për shkak të orës së vonë, për të vijuar sërish sot. Në momentin e ndërprerjes, serbi Djokoviç kryesonte 2-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...