Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Wimbledon/ Sinner kundër Medvedev: Duel taktik dhe fizik

Një tjetër çerekfinale për Jannik Sinner. Tenisti italian mposhti amerikanin Ben Shelton në 3 sete dhe avancoi për në fazën tjetër të turneut Wimbledon. Numri 1 i botës tregoi edhe një herë tjetër forcën e tij dhe tani po mendon për ndeshjen ndaj rusit Daniil Medvedev.

Ky i fundit ishte me fat, pasi kaloi bullgarin Grigor Dimitrov që u dëmtua në gju dhe e la takimin që në setin e parë. Në konferencën pas ndeshjes, tenisti italian u ndal te dueli ndaj Medvedev, ku theksoi se e pret një takim i vështirë.

“Ndaj Daniil do të jetë një përballje e vështirë. Kundërshtari luan shumë mirë në këto fusha, shërben fort dhe kthen topin menjëherë. E shoh si një duel taktik dhe shumë fizik. Do të shohim të si do të shkojë, kam një ditë të plotë për t’u përgatitur për këtë sfidë”.

Lexo edhe: 

Më tej, Jannik Sinner u pyet edhe për një sfidë të mundshme në gjysmëfinale me spanjollin Carlos Alcaraz.

“Nuk është koha të mendoj për ndeshje potenciale. Kam një përballje të vështirë përpara. Jam tejet i përqendruar për duelin ndaj Medvedev, shpresoj të avancoj më tej”.

Wimbledon, turneu prestigjioz që po transmetohet në SuperSport/DigitAlb, ka hyrë në fazën më interesante. Pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe. Të dielën do të mësojmë edhe emrin e fituesit të turneut të tretë Slam të vitit kalendarik.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...