Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Wolf: Hamilton nuk bën si Rosberg

Lewis Hamilton nuk do ta braktisë Mercedes-Benz. Kjo është garancia që jep numri një i ‘shigjetave të argjendta’, Toto Wolf, përsa i përket të ardhmes së pilotit britanik. Wolf shprehet se tek Mercedes nuk do të përsëritet historia e Rosberg, i cili pasi u shpall kampion bote braktisi skuadrën. 45-vjecari u shpreh i bindur se britaniku do të vazhdojë aventurën e tij me Mercedes.

“Unë mendoj se Lewis nuk ka për të ikur pa na lajmëruar më parë, siç bëri Rosberg, por do të mendojë për të mirën e skuadrës. Pas 2-3 vitesh ai mund të bëjë diçka ndryshe nga Formula 1, por nuk do të largohet në mënyrë të befasishme”, u shpreh Wolf.

Më pas Wolf deklaroi se ka nisur punën për rinovimin e kontratës të Hamilton që skadon vitin e ardhshëm.

“Kam nisur bisedimet për rinovimin e marrëveshjes dhe deri më tani tratativat po ecin mirë. Lewis kërkon të ketë lirinë e tij dhe nuk i pëlqen që të ulet në një dhomë bashkë me persona të tjerë, që i thonë se çfarë duhet të bëjë. Ajo që ka rëndësi për të, është të jetë i lirë në zgjedhjen që do të bëjë dhe të vendosë pa qenë nën trysni. Unë do të respektoj çdo vendim të tijin”, u shpreh numri 1 i Mercedes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...