Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Wolfsburg blindon talentin shqiptar Rexhbecaj

Wolsburg blindon talentin Elvis Rexhbecaj. Mesfushori  19-vjecarë me origjinë shqiptare ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist, me skuadrën gjermane. Kjo marrëveshje do ta mbaj Rexhbecaj të lidhur me “Ujqërit” deri më 2020. Talenti 19-vjecar fillimisht është aktivizuar tek ekipi i moshave  të Wolsburg, më pas  verën e kaluar ai arriti të bëntë hapin e madh duke u integruar dhe tek skuadra U-23. Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ai arriti të fitonte dhe një vend si titullarë, falë paraqitjeve të mira të treguara në fushën e blertë. Në 20 paraqitje në ligën regjionale të veriut, ka arritur të realizojë 2 gola, kaq u ka mjaftuar drejtuesve të klubit gjerman për ti ofruar Rexhbecaj një kontratë profesionisti. Gjatë fazës përgatitore që ka zhvilluar Wolsburg, Rexhbecaj është thirrur për qënë edhe ai pjesë e këtyre takimeve , me 19-vjecarin që nuk ka zhgënjyer. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit gjerman. Ndërkohë në një intervistë të dhënë në faqen e “Ujqërve”, mesfushori është shprehur i lumtur për kontratën që ka firmosur dhe se e vetmja gjë që kërkon të bëjë tani është ti shpërblejë besimin e dhënë drejteusve të Wolsburg. Rexhbecaj do të vazhdojë të stërvitet dhe të luaj te U-23, e më pas gradualisht ai do të integrohet dhe te ekipi i parë në Bundesligë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...