Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Wolfsburgu “kafshon” 5 herë Mainzin, mbijetesa formalitet

Wolfsburgu largon hijet e rënies nga kategoria me një fitore të thellë 5-0 ndaj Mainzit, praktikisht e hipotekuar që në pjesën e parë. “Ujqërit” e nisur furishëm këtë përballje, duke “kafshuar” që në minutën e tetë me Wind, për të ardhur më pas te finalizimi i saktë i Kruses nga pika e bardhë e penalltisë në të 24-tën.

Dominimi i vendësve u reflektua me golin e dytë personal të Kruses në minutën e 35-të, i shërbyer nga Baku dhe vetëm shtatë minuta më vonë ia la skenën autorit të zhbllokoi takimin, Wind. Makthi për miqtë do të vijonte edhe në kohën shtesë të fraksionit hapës, me golin e tretë personat të Kruses, këtë herë i shërbyer nga Gerhardt.

Kujtojmë që për vendasit u në gjithçka më e thjeshtë kur që në minutën e 23-të Tauer u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Wolfsburgu shkon në kuotën e 37 pikëve, nëntë më shumë se Stuttgarti i vendit të 17-të, që ka edhe katër ndeshje në dispozicion për të luajtur, që do të thotë se “Ujqërit” praktikisht e kanë siguruar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...