Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Wolfsburgu pranë qëndrimit në Bundesligë, fiton 3-1 të parën me Holstein Kiel

Wolfsburgu hodhi një hap të rëndësishëm për qëndrimin në Bundesligë, duke fituar 3-1 në ndeshjen e parë play out kundër Holstein Kiel, skuadrës që u rendit u treta në Bundesligën e dytë në Gjermani. Në “Volkswagen Arena” Origi kaloi në epërsi vendasit që në minutën e 13-të, ndërsa Shindler barazoi 20 minuta më vonë. Gjithsesi, “Ujqërit” reaguan shpejt duke marrë sërish avantazhin në 2-1 me Brekalo, i cili realizoi fluturimthi me të djathtën, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 3-1 e shënoi Malli në minutën e 56-të. Të hënën do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Kiel, rezultati i të cilës do të përcaktojë edhe skuadrën që do të luajë në Bundesligën sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...