Premier League

Wolves-Man.City, ora 21:15, Guardiola nis sulmin për titullin në folenë e “ujqërve”

Përgatiti: Alked Gjebrea

Manchester City nis sulmin këtë të hënë drejt titullit në Premier League dhe takimi hapës i “Citizens” në kalendar është një duel vërtet shumë i fortë, me një ekip si Wolverhampton Wanderers. Këtë herë, krejt ndryshe nga ç’ndodhi sezonin e shkuar që të gjithë presin një rivalitet tepër të ashpër për kreun mes City-t dhe Liverpoolit dhe një tjetër duel drithërues në distancë ndërmjet trajnerëve Jurgen Klopp e Pep Guardiola.

Në sezonin e tij të parë në Ishull, trajneri katalan doli duarbosh, megjithatë në vazhdim gjithçka shkoi pak a shumë aty ku pretendonin drejtuesit e City-t, sa u përket kompeticioneve në Angli, pasi në të vërtetë arsyeja kryesore që sheikët nga Emiratet e Bashkuara Arabe i besuan strategut katalan ishte pikërisht lavdia në Europë dhe për hir të së vërtetës “sky blues” deri tani kanë dështuar për t’iu afruar qoftë edhe fazës gjysmëfinale në një aktivitet siç është Champions League.

Ky kompeticion po shndërrohet në makth për 49-vjeçarin nga Santpedori, madje një muaj më parë në fazën çerekfinale Manchester City u eliminua pikërisht në fazën çerekfinale, duke u turpëruar në Stadiumin Jose Alvalade nga një ekip si Lyoni. Që nga 15 gushti “Citizens” nuk kanë zhvilluar më asnjë takim, ndërsa drejtuesit janë munduar të bëjnë punën e tyre duke përforcuar skuadrën.

Guardiola ka në dispozicion përsëri kontigjentin më të mirë të futbollistëve, megjithatë krerët e klubit shpenzuan edhe 60 milionë stërlina të tjera për dyshen Nathan Ake – Ferran Torres, ndërkohë trajneri i mirënjohur spanjoll përsëri është i pakënaqur dhe kërkon me ngulm një tjetër mbrojtës. Dy javë më parë “France Football” raportoi për një marrëveshje të arritur ndërmjet drejtuesve të City-t dhe vetë qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly, por këtë radhë është klubi i Napolit që është duke bërë rezistencë, natyrisht me qëllimin për të përfituar sa më shumë para nga 29-vjeçari senegalez.

Në fakt, titullin e sezonit të kaluar City e humbi që në tetë javët e para dhe sigurisht më shumë se sa humbja e Sanesë në Community Shield influencoi dëmtimi i rëndë që pësoi mbrojtësi francez Aymeric Laporte. Pepi e pa ekipin e tij të barazojë 2-2 me Tottenham Hotspur në shtëpi, të humbasë 3-2 me Norwich City-n në Carrow Road, ndërsa goditjen e fundit në këtë aspekt ndoshta ia dha pikërisht Wolverhamptoni.

“Ujqërit” e shqyen pa mëshirë City-n brenda në Etihad dhe të kuqtë e Liverpoolit morën akoma më shumë zemër, për të mos t’u ndalur më. Këtë herë një skenar i tillë është i paimagjinueshëm, për më tepër edhe sezonin në kampionatin anglez “sky blues” e mbyllën me 5 fitore radhazi. Oreksi është shtuar, natyrisht duke parë Liverpulin të ngrejë trofeun e titullit kampion për herë të parë pas plot tri dekadave.

Sezonin e kaluar City krenohet thjesht me Superkupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës, ndërsa këtë herë me skuadrën që ka në dispozicion Guardiola do të përpiqet të përmirësojë pozitat e tij, duke sulmuar cdo trofe të mundshëm. Skualifikimi 2-vjeçar u hoq dhe klubi u fal nga UEFA, kështu që trajneri i famshëm spanjoll do të ketë mundësi për të sulmuar në vitin e tij të fundit të kontratës gjithashtu edhe “kupën me veshë të mëdhenj”.

Pas tri sezoneve rresht bookmakers-at nuk e ofrojnë më City-n si ekipin favorit për të triumfuar në Champions, sidoqoftë ky “trend” vazhdon në Ishull ku sky blues vijojnë të kuotohen pikërisht si ekipi që do të fitojë titullin kampion. Sergio Aguero vazhdon të jetë i dëmtuar dhe sipas Guardiolës sulmuesi argjentinas pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës edhe për dy muaj të tjerë.

Në takimin hapës të sezonit do të mungojë gjithashtu edhe mesfushori Bernardo Silva ndërsa dyshja Aymeric Laporte – Riyad Mahrez vijon të mbetet në dyshim. Në krahun tjetër Nuno nuk ka probleme të tilla dhe i vetmi që mungon është spanjolli Jonny Castro. “Ujqërit” falë edhe bashkëpunimit frytdhënës që kanë me menaxherin më të mirë në rruzull Jorge Mendes kanë punuar pa u ndjerë për të ruajtur pak a shumë po të njëjtin profil, gjithsesi nga ekipi u largua fillimisht mbrojtësi irlandez Matt Doherty që në dy sezonet e fundit kishte kontribuar në Premier League me 15 gola dhe 15 asiste, ndërsa së fundmi la ekipin gjitahshtu edhe Diogo Jota.

Sezonin e kaluar Wolves mbeti jashtë Kupave të Europës thjesht për shkak të golaverazhit inferior kundrejt Tottenhamit, ndërsa në Europa League “ujqërit” shkuan deri në fazën çerekfinale, ku u eliminuan pikërisht nga Sevilla, skuadra që fitoi në fund trofeun. City ka fituar vetëm 1 nga 6 përballjet e fundit me Wolverhamptonin në të gjithë kompeticionet, për më tepër “ujqërit” i fituan që të dyja sfidat që patën me “sky blues” në Premier League, sezonin e kaluar. Takimi do të luhet në orën 21:15 në stadiumin “Molineux” dhe do të drejtohet nga kryesori Andre Marriner.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency