Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Wood mposht i vetëm Newcastle dhe merr topin në shtëpi

Wood mposht i vetëm Newcastle dhe merr topin në shtëpi
Wood mposht i vetëm Newcastle dhe merr topin në shtëpi

Nottingham Forest surprizon Newcastle në “St. James’s Park”, ku ia doli të triumfojë me rezultatin 1-3 me përmbysje. Sulmuesi nga Zelanda e Re, Chriss Wood ishte heroi i Nottingham, pasi shënoi tre herë në portën e Newcastle, duke u dhënë tre pikët të tijve dhe duke marrë topin e ndeshjes në shtëpi.

Vendasit e nisën mirë dhe pas disa rastesh, gjetën golin e avantazhit me anë të suedezit Isak, i cili shndërroi në gol penalltinë e fituar vetë. Megjithatë Wood riktheu baraspeshën pak para fundit të pjesës së parë dhe në fillim të të dytës shënoi dy herë të tjera, duke kompletuar përmbysjen dhe vulosur triumfin e Nottingham Forest.

Lexo edhe: 

Kjo është humbja e tetë në 19 ndeshje për Newcastle, që mban vendin e 7 me 28 pikë, plot 8 pikë larg zonës Champions të renditjes.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...