Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi: A do të largohet Depay? Nuk e di, mbështetem tek ai për gjithçka

Xavi nuk resht së përsërituri në të gjitha konferencat për shtypin se ka të gjithë skuadrën në dispozicion dhe se do të largohen vetëm ata që e kërkojnë largimin.

I vetmi emër që lidhet me këtë temë është Memphis Depay, e ardhmja e të cilit është shumë larg Barçës. Atlético e Madridit dëshiron që ai të mbulojë boshllëkun e krijuar nga largimi i Joao Felix. Holandezi dëshiron ta mbyllë përvojën e tij në “Camp Nou, por shkëmbimi me Lemar nuk shihet si zgjidhje në klubin katalan.

“Unë nuk kam asnjë lajm për Memphisin. Ai është profesionist dhe unë jam i kënaqur me të. Ai është një lojtar i mirë për dhomat e zhveshjes. Në parim, unë mbështetem tek ai për gjithçka,” – deklaroi Xavi kur u pyet për situatën e holandezit.

Xavi më tej pranoi se do të fliste me Depay-n në stërvitje këtë të mërkurë, përpara udhëtimit për ndeshjen e Kupës së Mbretit, ndaj Ceutas.

“Nuk është situatë e lehtë për të. Nga këtu nëse do të largohet, nuk e di. Do ta diskutoj me të”, ka komentuar Xavi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...