Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi bën të lumtur djaloshin mrekullibërës të akademisë, 15-vjeçari thyen rekord me fanellën e Barçës

Barcelona iu afrua edhe më shumë rikthimit te titulli në LaLiga teksa katalanasit mposhtën në shtëpi me shifrat 4-0, Betis. Blaugranat reaguan pas disfatës së fundit ndaj Rayo Vallecanos dhe në Camp Nou dhuruan spektakël për të pranishmit teksa trajneri Xavi Hernandez i bëri një surprizë të bukur edhe djaloshit të rritur në akademinë blaugrana, Lamine Yamal.

Talenti mrekulllibërës siç e konsiderojnë në Spanjë u aktivizua në minutën e 83-të duke i marrë vendin Gavit. Në moshën 15-vjeçare, 9 muaj dhe 16 ditë, sulmuesi u shndërrua në lojtarin më të ri që aktivizohet në një ndeshje dhe kompeticion zyrtar për Barcelonën.

Në fakt, Yamal i ishte bashkuar skuadrës së parë më datë 22 prill në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, por në atë sfidë nuk u krijua mundësia që Xavi ta hidhte në fushë.

Gjithsesi, momenti për Yamal nuk vonoi duke debutuar në shtëpinë e tij, Camp Nou. Xavi i beson shumë 15-vjeçarit teksa e ka pasur në shumë seanca stërvitore dhe është i bindur se aftësitë e Yamal janë të mjaftueshme edhe për ekipin e parë.
Lexo edhe:  

“Në muajin korrik do të mbushë 16-vjeç, ka personalitet, talent i lindur. Është i zoti në pasimin e fundit dhe jam i sigurt se mund të nisë një epokë me Barcelonën. Unë kam folur me Yamal dhe më pëlqen sepse ai nuk i druhet aspak fushës. Nuk njeh frikë. Është i lumtur dhe kaq, në fakt këto brezat e rinj nuk kanë më frikë dhe besojnë te vetvetja. Ka shkëlqyer në stërvitje.

I ngjashëm me Messin apo Ansu Fati? Ka shumë aftësi në 3/4-tërtat e fushës dhe jo të gjithë e kanë këtë aftësi. Mua nuk më duket si një 15-vjeçar i zakonshëm, ngjan më i rritur prej pjekurisë që ka në fushë. Luajti vetëm 10 minuta, por bëri shumë mirë”, përfundoi trajneri Xavi.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...