Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Xavi deklaroi se do ta mbyllë në qershor, Deco “trazon ujërat”

Nëse kishte diçka të qartë në lidhje me lamtumirën e Xavit, e planifikuar për në fund të sezonit, është se dera e kthimit do të mbetej gjithmonë e hapur. Madje drejtori sportiv i Barçës, Deco, hapi derën e vazhdimësisë së trajnerit në një intervistë për Catalunya Ràdio këtë të mërkurë:

“Nuk do të thosha se nuk mund ta zgjatim (vazhdimësinë e trajnerit), sepse nuk kemi asgjë kundër Xavi. Klubi nuk mori ndonjë vendim. Tani, nëse kjo mundësi ekziston, ne do ta diskutojmë kur të jetë momenti.”

Më pas, Deco arsyetoi pse nuk është marrë ende një vendim për trajnerin e ardhshëm:

“Kur them se nuk po flasim për trajnerin, është sepse nuk po marrim asnjë vendim sepse është herët, sepse ka gjëra ende përpara”.

Lexo edhe:

Deklaratat e Decos vijnë në një kontekst ku lajmet për të ardhmen e trajnerit kanë filluar të shumohen. “Sport” zbuloi këtë të mërkurë një “kërkesë joformale” nga presidenti dhe disa miq të tij të ngushtë, mes të cilëve edhe zëvendëspresidenti sportiv, Rafael Yuste, për të vazhduar detyrën edhe sezonin e ardhshëm.

Vlen të kujtohet se, edhe pse ka hequr dorë nga pagesa, Xavi e ka kontratë deri në vitin 2025.

Siç raportoi AS këtë të martë, Xavi Hernández ka vendosur të marrë një vit pushimi pas përfundimit të fazës së tij të parë si trajner i Barçës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...