Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

Xavi: Dembele duhet të bëjë një sforco, Dani Alves profesionist ekzemplar!

Xavi Hernandez në konferencën për shtyp para ndeshjes që Barcelona do të zhvillojë këtë mesjavë ndaj modestëve të Linares në Kupën e Mbretit ka folur mbi situatën e Dembele, për debutimin e Dani Alves por edhe për afrimin e mundshëm të Alvaro Moratës në merkaton e janarit.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Rinovimi i Dembele? Jam i qetë në pritje të lajmeve. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të pres.  Ousmane duhet të bëjë një sforco dhe të kuptojë që e ardhmja e tij kalon nga Barça. Projekti sportiv është ideali për të, nuk do të jetë më i lumtur në asnjë vend tjetër. Coutinho? Është një profesionst i lindur por për të afruar lojtarë duhen edhe shitjet, madje edhe që Dembele të rinovojë duhet të largohen disa lojtarë”.

Përsa i përket Dani Alves dhe Alvaro Moratës, Xavi Hernandez theksoi:

“Dani Alves është mirë, është spektakolar nëse e shikon në stërvitje. Ka ambicie të mëdha dhe është një profesionist ekzemplar. Shpresoj që të luajë çdo tre ditë, edhe pse është 38-vjeç jam i bindur se do të na ndihmojë shumë. Morata te Barça? Nuk dua të flas për hipoteza, por vetëm për lojtarët që kemi në ekip. Nëse Morata firmos me Barcelonën atëherë më bëni pyetjet që dëshironi në lidhje me të, tani jo”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...