Merkato

Xavi ende shpreson për Moratan, por i duhet të luftojë…

Xavi, trajneri i Barcelonës, vazhdon të mendojë për Alvaro Moratan. Tekniku katalanas nuk e ka humbur shpresën për sulmuesin, të cilin e thërriti për t’i bërë një ofertë në fundin e vitit që sapo lamë pas. Barcelona është në kërkim të një qendërsulmuesi, diçka që dihet botërisht, dhe emri i parë për merkaton “blaugrana” të verës së ardhshme është Erling Haaland, por ndërkohë Xavi do një numër 9 për këto muaj ndaj dhe shpreson që Juvja të marrë Vlahovicin dhe në këtë mënyrë të tregohet më e disponueshme për të lejuar largimin e Moratas.

Është e qartë se spanjolli mund ta lërë Torinon vetëm nëse një tjetër sulmues do të vinte te bardhezinjtë. Përtej kësaj, Xavit i duhet të luftojë, pasi Barcelona ka problemet tashmë të ditura me bilancin, borxhe në shumën 1 milard e 173 milionë euro, sipas auditimit të mbyllur në 30 qershor 2020, dhe për të respektuar normat e Ligës Spanjolle, iu desh të priste për të federuar Ferran Torresin, që e kishte marë që në fillim të merkatos. Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës frenojnë, pasi duan të evitojnë të tjera shpenzime në janar.

Tek Juventusi, ndërkohë, presin, pasi për ta Morata edhe mund të qëndrojë bashkë me Vlahovicin, një hipotezë që për momentin nuk përjashtohet. Në klubin bardhezi janë të vendosur për të mos paguar në verë 35 milionë eurot e nevojshme për të blere përfundimisht kartonin e Moratas, i cili për momentin është i huazuar nga Atletico e Madridit.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency