La Liga

Xavi: Fituam tre pikë të arta, Pedri ka lindur për të luajtur me Barcelonën

Një gol i Frenkie De Jong tre minuta përpara fundit të takimit, i dhuroi fitoren Barcelonës në fushën e Alaves. Një sukses i rëndësishëm që afron skuadrën e Xavit me zonën Champions League.

Trajneri i Barcelonës priste më shumë nga djemtë e tij sa i përket lojës së zhvilluar, por në fund vlejnë pikët dhe 41-vjeçari i gëzohet triumfit në një fushë të komplikuar.

Nuk jam i kënaqur me lojën, por morëm tre pikë të arta në një fushë të vështirë. Ne e dimë që duhet të përmirësohemi, por le t’i gëzohemi kësaj fitoreje thelbësore”, deklaroi trajneri i Barcelonës, i cili më pas shprehu fjalë të bukur për Pedrin.

Pedri po shfaqet protagonist dhe po luan në nivele të larta. Edhe pse 19-vjeç ai është një futbollist i mrekullueshëm. Herë pas here bëjmë shaka duke e pyetur se nga ka ardhur. Unë mendoj se ai është një model për shumë njerëz.

Pedri ka lindur për të luajtur me Barcelonën”, përfundoi trajneri i ekipit katalanas. Barcelona renditet në vend të pestë me 35 pikë, një më pak se Atletico Madrid e vendit të katërt.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency