Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Xavi Hernandez: Prekëm fundin, tani nis një epokë e re

Xavi Hernández, e pranon se Barcelona ka prekur fundit, por që nga ky moment nis një epokë e re për “blaugranat”. Trajneri i katalanëve, pas humbjes me Bayernin, e pranoi se skuadra e tij pësoi një disfatë jo vetëm e dhimbshme për shkak të rezultatit, por edhe sa I përket imazhit, pasi futbollistët e tij në asnjë moment nuk e vunë në vështirësi kundërshtarin bavarez.

“Na kanë nënshtruar. Është realitet i hidhur. U kam thënë tashmë lojtarëve se sot fillon një fazë e re. Ne nuk kemi qenë konkurres. Më dhemb shumë kjo që ndodhi. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që kemi rënë në këtë pikë. Nuk e meritojmë të jemi në Ligën e Evropës. Mendova se mund të konkurronim më mirë, por realiteti është se nuk mundëm.”

Gjithsesi, Xavi ka një mesazh për të gjithë, Barcelona do të rikthehet shumë shpejt në majë.

“Tani për tani ka vetëm zhgënjim dhe dorëzim, por ne do ta kthejmë Barcelonën në vendin që meriton. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje dhe çdo titull.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...