Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Xavi jep miratimin, Barça ofron një mbrojtës në këmbim të Lewandowskit

Sergiño Dest mund t’i ketë orët e numëruara te Barcelona. Klubi “blaugrana” është i vetëdijshëm se amerikani është një lojtar për të cilin mund të marrë një ofertë të mirë këtë verë. Në fakt, e fundit erdhi këtë dimër, kur Sevilla, përmes drejtorit të saj të futbollit, Monchi, u interesua për situatën kontraktuale të lojtarit.

Ky interes mund të ringjallet në javët në vijim, veçanërisht duke pasur parasysh se Barcelona është e interesuar edhe për lojtarë nga skuadra aktuale e klubit të Seviljes, siç është rasti i qendërmbrojtësit francez, Jules Koundé.

Në çdo rast, siç ka mësuar AS, Xavi mendon se pozicioni i mbrojtësit të djathtë do të mbulohej plotësisht në rast se të ketë nën urdhrat e tij César Azpilicuetan, duke marrë parasysh edhe rinovimin e Sergi Robertos. Ekziston mundësia që Dani Alves të luajë edhe një sezon tjetër te Barcelona.

Sigurisht që Barcelona nuk do ta “dhurojë” thjesht për një “kafshatë” Sergiño Destin, pasi e konsideron atë një aset shumë të rëndësishëm. Vetëm nëse oferta e duhur në zyrat e klubit do të hapen dyert për largimin e tij. Nuk përjashtohet as që ai të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi. Bayerni është interesuar për mbrojtësin e djathtë. Me përfshirjen e Destit në bisedime, Barça mund ta bindë më lehtë Bayernin për Lweandowskin.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...